Vatikani është përfshirë në një mision paqeje në përpjekje për t’i dhënë fund konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës, mirëpo Moska ndonëse e vlerëson pozitivisht nismën e paqes të Vatikanit, ka vënë në dukje se deri më tani Selia e Shenjtë nuk ka marrë asnjë iniciativë për udhëtimin e një të dërguari në Rusi.
Ministria e Jashtme ruse u shpreh se dëshira e Vatikanit për të arritur paqen është reale dhe e dukshme por duhet të ndërmarrë hapa më praktikë për të organizuar udhëtimin në Moskë.
"Ne vërejmë dëshirën e sinqertë të Selisë së Shenjtë për të promovuar procesin e paqes. Në të njëjtën kohë, asnjë hap praktik nuk u ndërmor nga ana e Vatikanit për të organizuar udhëtimin në Moskë”, u shpreh ministria e jashtme ruse.
Në këtë pikë, ministria kujton se përpjekjet e vazhdueshme dhe të qëndrueshme mundtë cojnë në zgjidhjen e konfliktit.
"Çdo përpjekje në këtë drejtim do të ketë kuptim vetëm nëse merret parasysh qëndrimi i njohur parimor i Rusisë për negociatat e mundshme të paqes. Kujtojmë në këtë drejtim se, ndryshe nga Rusia, e cila që në fillim është gati për një dialog të ndershëm dhe të hapur për zgjidhjen në Ukrainë, regjimi i Kievit ende refuzon kategorikisht vetë mundësinë e negociatave me Moskën dhe mbështetet në luftë”.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Ukraina godet me raketa Rusinë jugore! Kiev: Goditet një spital në Dnipro, ka viktima









