Vatikani thirrje Rusisë: Të futet në negociata për marrëveshje me Ukrainën, nuk është kurrë vonë

Vatikani thirrje Rusisë: Të futet në negociata për marrëveshje me Ukrainën, nuk është kurrë vonë

Një zyrtar i lartë i Vatikanit ka shprehur shqetësimin se pushtimi rus i Ukrainës është një tregues se bota "po bie përsëri në të kaluarën në vend që të guxojë të ndërmarrë hapa drejt një të ardhmeje tjetër".

Sekretari i Shtetit i Vatikanit, Kardinali Pietro Parolin, i konsideruar gjerësisht si njeriu i dytë më i fuqishëm në kishën katolike pas Papa Françeskut, i bëri thirrje Rusisë të hyjë në negociata me Ukrainën, duke thënë se liderët "që bëjnë luftë mbështeten në logjikën djallëzore të armëve dhe harrojnë njerëzimi”.

Ai përsëriti ofertën e qytetit të Vatikanit për të pritur bisedime ndërmjetësimi dhe tha se është e rëndësishme të ndërmerren hapa drejt "një të ardhmeje bashkëjetese paqësore".

"Lufta është si një kancer që rritet, zgjerohet dhe ushqehet me vetveten. Është një aventurë pa kthim, të përdorësh fjalët profetike të Shën Gjon Palit II," tha Parolin.

“Por dua të them gjithashtu se kurrë nuk është vonë, nuk është kurrë vonë për të bërë paqe, nuk është kurrë vonë për të riparuar hapat dhe për të gjetur një marrëveshje”, shtoi ai.
 


Lajmi kryesor:

Rusia godet bazën ushtarake në kufirin polak, 35 të vdekur! Shpresë për progres në negociatat Moskë-Kiev më 14-15 mars! Burimet amerikane: Rusia i kërkon Kinës ndihmë ushtarake


K.T./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Gara për portin e ri tregtar në Porto Romano, fondi limit 392 milionë euro! Punimet fillojnë vitin e ardhshëm

Gara për portin e ri tregtar në Porto Romano, fondi limit 392 milionë euro! Punimet fillojnë vitin e ardhshëm