Vatra e re e infeksionit tremb Pekinin...Rrezik i lartë i përhapjes së mëtejshme të Covid-19

Vatra e re e infeksionit tremb Pekinin...Rrezik i lartë i përhapjes së mëtejshme të Covid-19

Këtë mëngjes, autoritetet në Pekin njoftuan për 36 raste të reja Covid-19 përreth zonës së një tregu të madh te ushqimeve duke e rritur numrin e përgjithshëm të infeksioneve këto dy ditë në 80
Zëvendëskryeministri Sun Chunlan, përballë betejës së regjimit kundër patogjenit, tha se kryeqyteti po përballet me një "rrezik të lartë përhapjeje të mëtejshme të koronavirusit".

Pekini nuk do të jetë një Wuhan i ri. Ky ishte refreni i shkruar dhe i përsëritur nga mediat e regjimit sot në mëngjes, për të siguruar me besim qytetarët e kryeqytetit dhe ata të gjithë Kinës.
Megjithatë shumë prej tyre kanë frikë se ky shpërthim mund të shkaktojë një valë të dytë pandemie.

Sfida e autoriteteve është që të përmbajnë epideminë para se të dalë jashtë kontrollit, por edhee ta bëjnë pa e mbyllur përsëri të gjithë Pekinin, një masë që do të kishte kosto të mëdha ekonomike dhe psikologjike.

Deri më tani, 11 bashkësi banimi përreth tregut janë izoluar, ndërsa të gjithë personat që kanë vizituar objektin që prej 30 majit, janë duke u testuar. Që nga dita e djeshme mijëra njerëz kanë filluar të radhiten para laboratorëve të autorizuar për kryerjen e testeve.

Por edhe në lagje të tjera kontrollet po forcohen dhe ekipet e zyrtarëve ftojnë qytetarët, përmes altoparlantëve apo duke trokitur në çdo derë , për t’iu nënshtruar tamponit në rast se kanë vizituar tregun e Xinfadit. Si masë paraprake, kryeqyteti ka pezulluar edhe një herë ngjarjet sportive, ka bllokuar ardhjen e turistëve dhe ka shtyrë hapjen e kopshteve dhe shkollave fillore.


Lajmi kryesor:

Covid, regjistrohen 26 viktima në Itali! Rreth 8 milionë raste infeksioni në botë… Vatra e re e koronavirusit tremb Pekinin


  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Presidentja Osmani: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi prioritet strategjik për Kosovën

Presidentja Osmani: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi prioritet strategjik për Kosovën