Kanë nisur në Vaun e Dejës homazhet në nder të Imzot Luçiano Avgostini, ish-Ipeshkvit të Dioqezës së Sapës, homazhe në të cilat po marrin pjesë personalitete të larta të komuniteteve fetare, përfaqësues të pushtetit lokal, qytetarë por edhe Presidenti i Republikës Bujar Nishani.
Në homazhe marrin pjesë edhe ish-kryeministri Sali berisha, ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli dhe kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
Ipeshkvi i Dioqezës së Sapës, Imzot Luciano Avgostini vdiq të dielën, pas një sëmundje të pashërueshme në kokë.
Imzot Avgostini prej kohësh shërbente prej vitesh me devotshmëri në rezidencën pranë Katedrales “Nënë Tereza” në Vaun e Dejës. Imzot Luçiano Avgustini, lindi me 23 gusht të vitit 1963 në Ferizaj të Kosovës.
Trupi i Ipeshkvit do të vendoset në Kripten e Katedrales “Nën Tereza”.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com