Vau i Dejës/ Asgjësohen 583 fidanë kanabis, shpallet në kërkim autori! Nën hetim kryeplaku i fshatit Mnelë e Vogël

Vau i Dejës/ Asgjësohen 583 fidanë kanabis, shpallet në kërkim autori! Nën hetim kryeplaku i fshatit Mnelë e Vogël

Fidanët e kanabisit të asgjësuar

SHKODËR- Një tjetër rast i kultivimit të kanabisit është goditur ditën e sotme në Vaun e Dejës, ndërsa policia nuk arrestuar ende autorin, i cili tashmë është shpallur në kërkim. 583 fidanë të dyshuar kanabisi janë asgjësuar në fshatin Mnelë e Vogël, ndërsa kryeplaku Prend Gjedoçaj është vënën nën hetim për shpërdorim detyre.

Në kuadër të operacionit “Mnela”, policia ka konstatuar në fshatin Mnelë e Vogël, 583 fidanë të dyshuar narkotikë cannabis sativa, të cilët u asgjësuan me anë të djegies, ndërsa një pjesë e vogël e tyre u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Në kërkim është shpallur autori Ndue Gjeçaj, nën akuzën për kultivim të lëndëve narkotike.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb