Një 14-vjeçar ka humbur jetën në Vaun e Dejës, pasi ka rënë në kontakt me energjinë elektrike në banesën e tij. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:45, në fshatin Barbullush. Policia ka njoftuar se po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
“Rreth orës 14:45, në fshatin Barbullush, Vau i Dejës, shtetasi i mitur E. A., 14 vjeç, dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike në banesën e tij dhe për pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje”, ka njoftuar policia.