SHKODËR- Një 66-vjeçari i është vënë një sasi tritoli në portën e shtëpisë. Mësohet se sasia e tritolit është vënë në portën e rrethimit të jashtëm të banesës në fshatin Stajkë, Vau i Dejës. Fatmirësisht nga shpërthimi nuk ka pasur të lënduar, por vetëm dëme materiale
"Rreth orës 11:00 jemi njoftuar se gjatë natës, në fshatin Stajkë, Vau i Dejës, në portën e rrethimit të jashtëm të banesës së shtetasit A. P., 66 vjeç, është vendosur një sasi e vogël lënde plasëse, e cila ka shpërthyer duke shkaktuar vetëm dëme materiale në portën e oborrit të banesës", njofton policia.
Uniformat blu kanë nisur hetimet me qëllim zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve",