Tre të rinjtë kërcënojnë me armë një person në Shkodër, VIDEO nga momenti kur i shkojnë me kallashnikov në derën e shtëpisë! Vihen në pranga
Tre të rinj kanë rënë në pranga në Shkodër pasi kërcënuan me armë një person. Për motive të dobëta, A. P, 19 vjeç, Andrea Cara, 21 vjeç dhe Erjon Uka, 21 vjeç ishin duke kërcënuar një person, por policia ka ndërhyrë dhe ka bërë të mundur arrestimin e tyre.
Redaksia 7 Shkurt 2023, 14:28 | Përditesimi: 8 Shkurt 2023, 19:07
SHKODËR- Një ngjarje kriminale u parandalua në Shkjezë të Vau Dejësit nga policia. Tre persona ranë në prangat, A. P, 19 vjeç, Andrea Cara, 21 vjeç dhe Erjon Uka, 21 vjeç, të cilët kërcënuan të armatosur në derën e banesës një tjetër person për motive të dobëta.
Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin kur një prej të rinjve me kallashnikov në dorë i afrohet personit që kërcënuan në derën e shtëpisë, i arrestuar tashmë nga policia. Si rezultat i operacionit “Shkjeza” u sekuestruan 2 armë, kallashnikovë dhe pushkë, me municion luftarak, një automjet dhe 3 aparate celular.
Në vijim të këtij operacioni u bë e mundur zbardhja dhe dokumentimi ligjor i dy rasteve të djegies së 4 automjeve, ngjarje të ndodhura në 18 nëntor 2022, në fshatin Mjedë, kanë djegur 3 të tilla, ndërsa në datën 10 janar 2023, në fshatin Kaçë, kanë djegur 1 tjetër.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:42
Kërcënuan një person në Shkodër, shihni VIDEO-n kur i riu i shkon me kallashnikov tek dera e shtëpisë
Tre të rinj ranë në pranga në Shkodër pasi kërcënuan me armë një person në Shkodër. Në video shihet momenti kur një prej të rinjve shfaqet me kallashnikov në dorë në shtëpinë e personit që kërcënuan. Por falë ndërhyrjes së Policisë u parandalua një ngjarje e mundshme kriminale.
Ncncnc si me qene Afganistan qe levizin me kallash krah qafe
Përgjigju