Vau i Dejës/ Kishte kultivuar 462 bimë narkotike në fshatin Hajmel, 2 në pranga, 1 në hetim

Vau i Dejës-Një 36-vjeçar është vendosur në pranga pasi kishte kultivuar 462 bimë narkotike, në mes të një parcele me misër, në fshatin Hajmel. Ndërkohë në pranga ka rënë edhe një 50-vjeçar, sepse gjatë kontrollit në magazinën e tij, ngjitur me pronën e 36-vjeçarit, u gjet 1 armë zjarri automatik me municion luftarak.  

Në gjendje të lirë do të hetohet kryeplaku i këtij fshati, për shpërdorim detyre.

Lënda narkotike është asgjësuar duke u djegur ndërsa arma e zjarrit u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të megaoperacioneve kombëtare të koduara “Territor i pastër” dhe “Sundimi i ligjit”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, duke përdorur dronë për monitorim ajror, kanë konstatuar se në mes të një parcele me misër në fshatin Hajmel, ishin kultivuar 462 bimë kanabisi.

U arrestua në flagrancë të shtetasit Paulin Rroku 36 vjeç, banues në fshatin Hajmel, i cili po kujdesej për bimët narkotike, të cilat u asgjësuan nëpërmjet djegies.   

Nisi procedimi në gjendje të lirë për kryeplakun e fshatit Hajmel, shtetasin F. K., 69 vjeç, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

U arrestua në flagrancë edhe shtetasi Mark Ndoj 50 vjeç, pasi gjatë kontrollit në magazinën e tij, , u gjet 1 armë zjarri automatik me krehër me municion luftarak.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

 

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni