Vau i Dejës, Infermieri tenton të vrasë nënë e bir duke i përplasur me makinë! Ishin kolegë tek qendra shëndetësore

Një sherr gati sa nuk ka përfunduar në krim. Një 38 vjeçar ka tentuar të vriste nënë e bir duke i përplasur me makinë teksa po kalonin në korsinë e dedikuar për këmbësorë.

Davë dhe Kristian Ndoja, përkatësisht 60 dhe 32 vjeç punonin si infermierë në qendrën e Infermierisë në Bushat,  ndërsa autori, Mersin Mlloja punonte në një qendër tetër. 

Nga informacionet e para i arrestuari Mersin Mlloja punonte si infermier në Kosmaç dhe nuk punonin në të njëjtin qendër megjithatë ai ka thënë se është bërë pre e bullizimit nga nënë e bir.

Ky shtetas, më datë 15.03.2024, në Bushat, dyshohet se për motive të dobëta, ka tentuar të vrasë, duke i përplasur me automjetin që drejtonte, në korsinë e dedikuar për këmbësorë, 2 kolegët e tij, shtetasit D. N., 60 vjeçe dhe K. N., 32 vjeç (nënë e bir), të cilët janë jashtë rrezikut për jetën. 

Të tre kanë qenë në një trajnim dje kur ka nisur konflikti. 38 vjeçari banues në fshatin Kosmaç akuzohet për veprën penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë.   

1710587606_12.jpg

 

Të aksidentuarit Davë, Kristian Ndoja dhe autori Mersin Mlloja

S.G/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni