Një tjetër rast i shitjes së lëndëve narkotike në doza është goditur nga Policia. Në pranga ka rënë një 32-vjeçar nga fshati Kapedan, Vau i Dejës.
I riu shiste kanabis në doza në lokalin e tij. Lënda narkotike u sekuestrua si provë materiale.
Operacioni për kapjen e 32-vjeçarit u kodua 'Shadow'.
“Në zbatim të planit të masave për rritjen e parametrave të sigurisë dhe goditjen e paligjshmërive, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “SHADOW”.
Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi K. P., 32 vjeç, banues në fshatin Kapedan.
Gjatë kontrollit në lokalin e këtij shtetasi dhe në një ambient ngjitur, në fshatin Kapedan, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, që e posedonte me qëllim shitjen në doza”, njoftoi sot policia.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Përshtatja e lokalit për përdorim droge”.
Komente






