VAU I DEJËS - Një lëndë plasëse ka shpërthyer mbrëmjen e sotme në derën e jashtme të një banese në fshatin Bushat të Vaut të Dejës.

Bëhet me dije, se lënda ka plasur në banesën e Filip Dodaj, 32 vjeç.

Si pasojë janë krijuar vetëm dëme materiale. Grupi hetimor vijon me punën për sigurimin e provave për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Rreth orës 21:10, në fshatin "Bushat", Vau i Dejës, në portën e jashtme të banesës së shtetasit F. D., 32 vjeç, është  hedhur  një sasi e vogël, dyshohet lëndë plasëse.

Si pasojë ka vetëm dëme të vogla materiale.