/ATSH/.- Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, do të takohet më 9 shkurt në Bruksel, me kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa, për vazhdimin e dialogut Prishtinë-Beograd.
KosovaPress bën të ditur se këtë ia kanë konfirmuar zyrtarë të lartë të qeverisë serbe, gazetës "Danas". Gjithashtu, në këtë takim do të marrin pjesë edhe ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Hashim Thaçi, si dhe homologu serb, Ivica Daçiç.
Takimin e ka planifikuar Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini.
Kjo do të jetë hera e parë që kryeministri serb në mënyrë të drejtpërdrejtë përfshihet në dialogun ndërmjet Serbisë dhe Kosovës dhe praktikisht merr rol udhëheqës. Gjithashtu, për herë të parë në këtë proces përfshihet shefja e re e diplomacisë së BE-së si dhe kryeministri kosovar, Hashim Thaçi.
Serbia ka një plan të qartë për vazhdimin e dialogut, ndërsa çështja e parë në rendin e ditës do të jetë asociacioni i komunave serbe.
/Shqiptarja.com