Një incident u shënua sot paradite në qytetin e Sarandës. Policia ka shoqëruar me forcë një taksisti i cili kishte parkuar keq duike pritur të lirohjej parkimi i taksive që ishte zënë nga makina të tjera
Në video duket fillimisht që shoferi debaton me policët pasi i vendosën gjobë se kishte parkuar keq dhe kishte bllokuar rrugën. Shoferi më pa filmon policët teksa po plotësojnë fletën e gjobës.
Në një moment më pas duket që policët e kapin me forcë dhe e shoqërojnë në makinë duke i thënë “ Vazhdo në mjet, kush je ti! Futeni brenda!
Ndërsa shoferi u kërkon shokëve të tij të mbyllin makinën. Ende nuk ka njoftim zyrtar nga policia lidhur me shoqërimin e taksistit.
Lajmi kryesor:
VIDEOLAJM/Sarandë, taksisti bllokon rrugën, filmon teksa e gjobisnin! Shoqërohet me forcë! Reagon Policia: Refuzoi të lëvizte makinën, kërcënoi efektivët









