Një incident u shënua sot paradite në qytetin e Sarandës. Policia shoqëroi me forcë një taksist i cili kishte parkuar keq duike pritur të lirohjej parkimi i taksive që ishte zënë nga makina të tjera

Shoferi u kërkoi policëve të gjobisnin makinat që kishin parkuar në vendin e caktuar për taksitë, thanë dëshmitarët.

Në video duket fillimisht që shoferi debaton me policët pasi i vendosën gjobë se kishte parkuar keq dhe kishte bllokuar rrugën. Shoferi më pas filmon policët teksa po plotësojnë fletën e gjobës. Në një moment policët e kapin me forcë dhe e shoqërojnë në makinë duke i thënë “ Vazhdo në mjet, kush je ti! Futeni brenda!

Taksisti pranon ndërsa u kërkon shokëve të tij të mbyllin makinë.

Burime nga polici e Sarandës bëjnë me dije për shqiptarja.com se drejtuesi i automjetit ishte shoqëruar pasi kishte bllokuar rrugën e kalimit të mjeteve. Pikërisht për këtë shkak është vendosur masë administrative dhe i është kërkuar te lëvizi automjetin.

Ai nuk ka pranuar ta lëvizë por ka kërcënuar punonjësit e policisë të cilët kanë bërë shoqërimin për në komisariat.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:51
Incidenti në Sarandë, policia sqaron ngjarjen: Taksisti refuzoi të lëvizte makinën! Kërcënoi policët

1691916969_sarande.jpg

Policia ka sqaruar incidentin e ndodhur paraditen e sotme në Sarandë.

Burime nga polici e Sarandës bëjnë me dije për shqiptarja.com se drejtuesi i automjetit ishte shoqëruar pasi kishte  bllokuar rrugën e kalimit të mjeteve. Pikërisht për këtë shkak është vendosur masë administrative dhe i është kërkuar te lëvizi automjetin.

Ai nuk ka pranuar ta lëvizë por ka kërcënuar punonjësit e policisë të cilët kanë bërë shoqërimin për në komisariat

Ora 11:36
'Futeni brenda! Biseda mes shoferit të taksisë dhe policëve para se ta shoqërojnë me forcë në Sarandë

Një incident u shënua sot paradite në qytetin e Sarandës. Policia ka shoqëruar me forcë një taksisti i cili kishte parkuar keq duike pritur të lirohjej parkimi i taksive që ishte zënë nga makina të tjera

Në video duket fillimisht që shoferi debaton me policët pasi i vendosën gjobë se kishte parkuar keq dhe kishte bllokuar rrugën. Shoferi më pa filmon policët teksa po plotësojnë fletën e gjobës.

Në një moment më pas duket që policët e kapin me forcë dhe e shoqërojnë në makinë duke i thënë “ Vazhdo në mjet, kush je ti! Futeni brenda!

Ndërsa shoferi u kërkon shokëve të tij të mbyllin makinën. Ende nuk ka njoftim zyrtar nga policia lidhur me shoqërimin e taksistit.