TIRANË, 23 Dhjetor/ATSH- I. Vata/-Pas marrëveshjes së ndërmjetësuar nga eurodeputetet Eduard Kukan e Knur Fleckenstein dy ditë më parë, mazhoranca dhe opozita kanë rënë dakort në parim për të miratuar rezolutën dhe vijoijnë negociatat per të finalizuar marreveshjen.
Deputetët e PS-së, LSI-së dhe opozitës vazhdojne takimin ne Kryesine e Kuvendit për të finalizuar dakortësinë e rezolutës që është dhe akti që i jep fund bojkotit opozitar të parlamentit.
Në fokus të bisedimeve janë katër çështje që janë thelbi i rezolutës që do të votohet në Kuvend: opozita ndërpret bojkotin e Kuvendit dhe Qeveria nuk përdor shumicën me 3/5 apo 84 votat pa pëlqimin e opozitës për reformat e rëndësishme, dialog në Kuvend dhe zbatim i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese për krijimin e Komisioneve Hetimorë, bashkëpunim partiak dhe me ndërkombëtarët për dekriminalizimin e Kuvendit dhe personave me elementë penalë të zgjedhur ose emëruar në detyra publike dhe roli i Kuvendit dhe të majtëve dhe të djathtëve në Parlamentin Europian për garantimin e marrëveshjes.
Bisedimet kanë nisur pasditen e ditës së some në Kryesin e Kuvendit mes deputetëve të Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe Partisë Demokratike dhe aktorët kryesor të vijimit të negociatave për dakortësine e rezolutës janë Taulant Balla, nenkryetari i grupit parlamentar te PS, kryetari i grupit parlamentar te LSI, Petrit Vasili, ndersa Partia Demokratike përfaqesohet nga deputetet Genc Pollo dhe Oerd Bylykbashi. /a.ke/












