Vazhdojnë protestat e fermerëve në Francë, kryeministri njofton masat e para
Foto nga protesta në Francë
Fermerët në Francë bllokuan një nga autostradat kryesore që lidh Parisin me veriun e vendit, duke shkaktuar trafik deri në disa kilometra.
Sindikatat lokale të bujqësisë kanë bërë thirrje për bllokime rrugësh brenda dhe përreth Parisit për të rritur presionin ndaj qeverisë, të cilën fermerët e akuzojnë se nuk ka bërë sa duhet për t'i ndihmuar ata të përballen me atë e quajnë si 'çmimet e ulëta ushqimore'.
Kryeministri francez Gabriel Atal pritet të shpallë sot masat e para për t’iu përgjigjur fermerëve që po protestojnë prej një jave dhe që do të vendosin nëse do të vazhdojnë ose jo bllokimin e rrugëve në veri të vendit.
Duke u përballur me krizën e parë serioze që nga emërimi i tij, Gabriel Attal pritet të takojë fermerët sot me Ministrin e Bujqësisë Marc Fesno. Sipas sindikatës së madhe të bujqësisë FNSEA, protesta do të zhvendoset në Haute-Garonne (në jugperëndim), ku bllokada e parë e autostradës filloi një javë më parë.
Sipas raportimeve qeveria franceze po nxiton të zbusë tensionet me fermerët pasi autokolonat e traktorëve pritet të paralizojnë trafikun rreth kryeqytetit pasdite, pak para se kryeministri të adresojë shqetësimet e tyre në një fjalim të drejtpërdrejtë, raporton Reuters.
Dega e rajonit të Parisit e sindikatës FNSEA planifikon të vendosë 11 postblloqe në akset kryesore të udhëtarëve në të gjitha anët e Parisit, duke përfshirë autostradat A6, A10 dhe A13, sipas një dokumenti plani të parë nga Reuters.
Qeveria tha se do të njoftojë masa të menjëhershme që synojnë të frenojnë zemërimin e fermerëve më vonë të premten, me kryeministrin Gabriel Attal që pritet të flasë pasdite.
Deri më tani, qeveria nuk ka specifikuar se kur dhe ku do të flasë Attal apo çfarë masash mund të njoftohen.
S.S/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Janar, 08:38
14 vite nga vrasja e 4 protestuesve, do bëjë SPAK drejtësi për 21 janarin?
-
Po
54.7%
-
Jo
32.6%
-
Nuk e di
12.7%
Vota total: 687
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Çfarë po i ndalon shtetet anëtare të NATO-s të rrisin buxhetet për mbrojtje?
22 Janar, 08:55
-
Francë/ Turneu 'Henri Deglane', Valiev dhe Abakharov i shtojnë Shqipërisë dy medalje të tjera në mundje
21 Janar, 10:07
-
Lapaj e Arlind Qori sherr edhe në protestë/ Adriatiku dëbohet nga podiumi: Komunistët nuk bëhen njerëz (VIDEO)
20 Janar, 18:21
-
I dënuar në Shqipëri me 5 vite burg, arrestohet në Francë 46-vjeçari në kërkim ndërkombëtar (EMRI)
20 Janar, 15:00
-
Mijëra protestojnë në Uashington kundër Trump, teksa ai bëhet gati për t’u rikthyer në Shtëpinë e Bardhë
19 Janar, 09:00
-
Qytetarët e Fierit në protestë para Kadastrës: Zvarritje, kemi 30 vite që presim për të marrë certifikatën e pronësisë
17 Janar, 10:22
-
Kryeministri i ri i Francës: Do rinegociojmë planin për të rritur moshën e pensionit
14 Janar, 21:15
-
Ministri gjerman i Mbrojtjes: Aleatët e mëdhej europianë do të zbatojnë me shpejtësi objektivat e reja të NATO-s
14 Janar, 09:32
-
Para ardhjes së Trump motori i BE ka ngecur! Gjermania dhe Franca janë pa një qeveri të qëndrueshme
13 Janar, 08:05
-
Penguan qarkullimin e makinave gjatë tubimit para Bashkisë, nën hetim 7 protestues! Policia: Vendosën një automjet në mes të rrugës
11 Janar, 13:37
-
E paprecedentë! Spitali i Durrësit bën gabim llogaritë e pagave, u kërkon shoferëve të ambulancave të kthejnë mbrapsht 120 mijë lek
9 Janar, 16:26
-
Ambicia e Trump për Groenlandën, Franca: BE-ja nuk do të tolerojë sulme në kufijtë e saj
8 Janar, 15:12