Qeveria Franceze ka vendosur të ndërmarrë një hap të pjesshëm prapa në Reformën e pensioneve, e cila është në shënjestër të demonstruesve për muaj të tërë, duke e tërhequr përkohësisht projektligjin e kontestuar i cili parashikonte 64 vjeç moshën e daljes në pension dhe zgjatjen e ditëve të punës për francezët.
Tërheqja nga projketligji u lajmërua nga kryeministri francez, Edouard Philippe, në një letër për sindikatat.
Edhe sot, në ditën e 38-të në Paris pati përleshje në kufijtë e protestave në të gjithë Francën.
Në ndryshim nga ditët e tjera përplasjet në kryeqytetin francez sot kanë qenë tejet të dhunshme.
Zjarrfikësit shpesh kanë ndërhyrë për të shuar zjarret e vendosura nga grupet më radikale të demonstruesve në Paris dhe Nantë.
Më 17 dhjetor, në mes të klimës së protestave që gjunjëzuan Francën, super Ministri, ‘Monsieur Pensioni’ Jean-Paul Delevoye dha dorëheqjen për konflikt interesi dhe poste të padeklaruara prej të cilave përfitonte 13 paga të majme shtesë asaj të Ministrit në qeverinë e Emmanuel Macron.
Dikur senator dhe deputet i së djathtës, ai ishte autori i Ligjit të ri voluminoz të Pensionit, kundër të cilit sindikatat po zhvillojnë manifestime.
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
44.4%
-
I keq
20.2%
-
As i mirë as i keq
35.4%
Vota total: 647
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Emmanuel Macron dëshiron të kalojë në futboll, kandidat në zgjedhjet e ardhshme të FIFA-s?
25 Dhjetor, 13:51
-
U shkrumbua nga zjarri i 2019/ 'Notre-Dame de Paris' pret meshën e parë të Krishtlindjeve
25 Dhjetor, 12:48
-
Kryeministri i ri francez: Do bëj të pamundurën të bashkoj vendin
24 Dhjetor, 15:31
-
Panik në Paris, zjarr në ashensorin e Kullës Eifel, evakuohen 1200 veta
24 Dhjetor, 12:59
-
Francë/ Formohet qeveria Bayrou, mes ministrave ish-kryeministrat Valls dhe Borne
23 Dhjetor, 19:21
-
Kryeministri François Bayrou pritet të emërojë qeverinë e re të Francës
23 Dhjetor, 11:39
-
Ilir Yzeiri: Topikat e trishta të hapësirës publike
20 Dhjetor, 13:28
-
Kryeministri i ri francez: Nëse nuk kemi një qeveri deri në Krishtlindje, do të jemi në greminë
20 Dhjetor, 12:04
-
Francë/ Ish-presidenti Sarkozi dënohet për korrupsion, në 'arrest shtëpie' me një byzylyk elektronik
18 Dhjetor, 16:46
-
Kryeministri francez Francois Bayrou nis punën mes një sërë sfidash
16 Dhjetor, 21:44
-
Cikloni apokaliptik Chido në Mayotte, viktimat mund të jenë me mijëra, 1,7 mln njerëz në rrezik
16 Dhjetor, 10:38
-
Cikloni Chido shkakton katastrofë në Francë, autoritetet: Qindra, ndoshta mijëra viktima!
15 Dhjetor, 21:44