SIRI - Të paktën 42 persona gjetën vdekjen dhe më shumë se 80 të tjerë u plagosën nga një shpërthim në një xhami në qendër të Damaskut u raportua sipas mediave shtetërore siriane.

Televizioni shtetëror pohoi se shpërthimi ishte një sulm terrorist vetëvrasës ku mbeti i vrarë edhe një udhëheqës fetar, pro-regjimit sunit.

Mohamed al Buti, 84 vjeç ishte një mbështetës i patundur i presidentit Bashar al-Asad dhe imami i xhamisë historike Ummayyad në Damask.

"Ky është një sulm frikacak dhe çnjerëzor. Njerëzit mund të zgjidhin konfliktet nëpërmjet dialogut e cila mund të sjellë rezultate të mira", - tha një klerik i cili ishte i pranishëm në vendngjarje.

Në një nga fjalimet e tij televizive, Buti përshkroi rebelët, që luftojnë për të rrëzuar Presidentin Bashar al-Asad si "fundërrinë".

Gjithashtu ai përdori pozitën e tij për të thirrur sirianët për t'u bashkuar me forcat e armatosura dhe për të ndihmuar të mposhtin rivalët e presidentit Assad në këtë konflikt dy-vjeçar.

Xhamia ishte gjithashtu pranë zyrave të partisë në pushtet si dhe institucioneve të tjera qeveritare.

(ad.ti/l.ç/shqiptarja.com)