Vazhdon arratia e emigrantëve drejt Mbretërisë së Bashkuar nga brigjet franceze! Mediat e huaja publikojnë pamjet dramatike kur ndërpritet 'ëndrra' britanike
Policia franceze duke ndaluar emigrantët për Britaninë e Madhe
Policia franceze pengoi një tentativë për kalimin e Kanalit nga një grup prej rreth 45 emigrantësh duke shpuar varkën dhe duke i thyer motorin, trasmetojnë mediat e huaja të cilat bashkangjisin edhe pamjet nga momenti dramatik.
Pikërisht pas perëndimit të diellit të shtunën në mbrëmje në resortin të pushimeve Gravelines, midis Calais dhe Dunkirk, emigrantët të veshur me jelekë shpëtimi të kuq filluan të hidheshin në det.
Disa gra dhe burra mbanin në krahë fëmijë të vegjël, ndërsa një grup i madh kryesisht të rinjsh i ndiqnin nga pas, duke mbajtur një gomone të zezë mbi kokat e tyre. Por ata u kapën nga një makinë policie e cila përshkoi rrugën përgjatë plazhit, me oficerët që shpuan gomonen me thikë ndërsa migrantët u shpërndanë.
Policia më pas e copëtoi motorin e jashtëm me një çekiç dhe pushuesit e hutuar shikonin teksa migrantët u kthyen sërish në vendin ku fshiheshin. Asnjë arrestim nuk u bë.
Asnjë arrestim nuk është bërë nga policia franceze, por ndërhyrja erdhi në një ditë kur 10 varka të vogla me 337 emigrantë u nisën me sukses nga brigjet franceze dhe arritën në Mbretërinë e Bashkuar.
Lajmi kryesor:
'Shpejt shqipe, edhe 1 muaj afat keni', trafikantët 'manipulojnë' shqiptarët për të shkuar në Britani me gomone: Të ikim para se të zgjidhet kryeministri i ri
G.MO/KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
32.7%
-
Jo
61.1%
-
Nuk e di
6.2%
Vota total: 2083
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
VIDEO/ E pazakontë në Francë, trajneri tërheq zvarrë futbollistin rival
26 Janar, 21:40
-
Skoci, furia e stuhisë Eowyn: Era përmbys kamionin në autostradë (VIDEO)
26 Janar, 16:35
-
Fotografia e emigrantëve me zinxhirë: Donald Trump luan me frikën dhe shpik një Amerikë që nuk ekziston
26 Janar, 11:01
-
Vota e Diasporës/ Balla tur në SHBA: Vota e shqiptarëve në Miçigan e rëndësishme, sherrin e Tiranës të mos e sjellim këtu! Konsullatë në Detroit dhe linjë fluturimi
25 Janar, 15:52
-
Grupet e para të imigrantëve dëbohen nga Shtetet e Bashkuara me aeroplanë ushtarakë
24 Janar, 22:10
-
Të armatosur deri ‘në dhëmbë’, ushtria amerikane zbarkon pranë kufirit me Meksikën (VIDEO)
24 Janar, 21:56
-
Stuhia 'Eowyn' godet Britaninë e Madhe, banorët pa energji elektrike, anulohen 1 mijë fluturime
24 Janar, 15:25
-
Të lidhur me zinxhirë, njëri pas tjetrit! Shtëpia e Bardhë poston foto të emigrantëve ilegalë që po dëbohen nga SHBA
24 Janar, 15:24
-
Filmi i regjisorit shqiptar Erenik Beqiri, kandidat për çmimin Cesar në Francë
24 Janar, 15:20
-
Dominojnë tregun e kanabisit, Britania fushatë ndërgjegjësimi për shqiptarët, avokati Naim Hasani: Iu premtohet parajsë, por përfundojnë në 'shtëpi bari'
23 Janar, 13:27
-
SHBA/ Kongresi miraton projektligjin për ndalimin e imigrantëve pa dokumente, të akuzuar për vjedhje dhe krime të dhunshme
23 Janar, 08:48
-
Çfarë po i ndalon shtetet anëtare të NATO-s të rrisin buxhetet për mbrojtje?
22 Janar, 08:55