'Shpejt shqipe, edhe 1 muaj afat keni', trafikantët 'manipulojnë' shqiptarët për të shkuar në Britani me gomone: Të ikim para se të zgjidhet kryeministri i ri

'Shpejt shqipe, edhe 1 muaj afat keni', trafikantët 'manipulojnë' shqiptarët për të shkuar në Britani me gomone: Të ikim para se të zgjidhet kryeministri i ri

Emigrantë në gomone, foto ilustruese

Trafikantët po tërheqin shqiptarët për të shkuar me gomone drejt Britanisë, përpara se në vend të zgjidhet kryeministri i ri, pas dorëheqjes së Boris Johnson, shkruajnë mediat britanike. Ata u thonë emigrantëve të paligjshëm që të përfitojnë nga situata aktuale, pasi udhëheqësi i ri mund të ndalojë të gjitha kalimet detare me një armadë patrullash. Po ashtu, kontrabandistët kanë ulur çmimin për kalimin prej 20 miljesh gjatë motit të mirë deri në 2,000 £ për person, krahasuar me 10,000 £ që ishte në muajt e kaluar, shkruan The Sun.

Ndërkohë çmimet për kalimin të fshehur në kamionë janë rreth 22,000 £ për pëson, dhe ka rrezik shumë më të madh për t'u kapur nga policia. Sipas një raporti sekret të Inteligjencës Ushtarake, në Angli, 40% e emigrantëve në kanalin e “La Mansh-it”, që ndan Britaninë e Madhe nga kontinenti europian, janë nga Shqipëria. Mësohet se rreth 1075 emigrantë kaluan me gomone 6 muajt e fundit, ndërsa vitin e kaluar ka qenë një shifër prej 757.

Raporti zbuloi se nëntë banda qëndronin pas 2,863 emigrantëve që mbërritën në Britani nga 1 qershori deri më 12 korrik. Prej tyre, 1,075 ishin shqiptarë. Hulumtimet e reja tregojnë se në shtatë vitet e fundit, gati gjysmë miliardë paund janë shpenzuar nga qeveria në përpjekje për të parandaluar kalimin e emigrantëve. Deputetja e Dover dhe Deal, Natalie Elphicke, tha se kryeministri i ri duhet t'i shohë vendkalimet e emigrantëve të paligjshëm si "prioritet kyç".

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:06
Deputetët anglezë: Shqiptarët që vijnë me gomone çojini në Ruanda! E papranueshme

Rritjeje të numrit të shqiptarëve që përdorin gomone për të hyrë në Britani ka bërë që deputetët anglezë mbrëmjen e djeshme t'i bëjnë thirrje ministrave që të dyfishojnë përpjekjet e tyre për të deportuar emigrantët në Ruandë.

 “Është e qartë se shumë shqiptarë që vijnë në MB me varka të vogla nuk po ikin nga lufta apo persekutimi, ata janë emigrantë ekonomikë. Ky është një kriminalitet flagrant dhe nënvizon urgjencën për të vazhduar me Ruandën dhe skema të ngjashme”.

Tom Hunt, deputeti konservator për Ipsëich, tha se shifrat “vërtet hapëse theksojnë pse është kaq kritike që qeveria të fillojë dhe të prezantojë Ruandën si skemë”, duke shtuar:

“Duhet ta çojmë deri në fund këtë farsë. Legjislacioni për të realizuar skemën e Ruandës duhet të jetë në krye të “tabakasë” kur Parlamenti të kthehet pas pushimeve verore”.

Një burim në fushatën e lidershipit të Liz Truss tha se ka një plan për ta zgjeruar këtë forcë kufitare.

“Liz ka një plan për të zgjeruar forcën kufitare, për të siguruar që Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut të funksionojë për Britaninë dhe të reformojë ligjet moderne të skllavërisë që po abuzohen. Nevoja për parandalim është thelbësore, prandaj ne do të sigurojmë që marrëveshja e migracionit me Ruandën të funksionojë dhe të kërkojmë të arrijmë marrëveshje të tjera”.

Një zëdhënës i fushatës së Rishi Sunak tha se ndalimi i kalimeve do të ishte një përparësi kryesore për të, duke shtuar:

“Është krejtësisht e papranueshme që emigrantët nga vende paqësore, si Shqipëria, po përpiqen të hyjnë ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar”.

Ora 12:56
Vazhdon arratia e emigrantëve drejt Mbretërisë së Bashkuar nga brigjet franceze! Mediat e huaja publikojnë pamjet dramatike kur ndërpritet 'ëndrra' britanike

Policia franceze pengoi një tentativë për kalimin e Kanalit nga një grup prej rreth 45 emigrantësh duke shpuar varkën dhe duke i thyer motorin, trasmetojnë mediat e huaja të cilat bashkangjisin edhe pamjet nga momenti dramatik.

Pikërisht pas perëndimit të diellit të shtunën në mbrëmje në resortin të pushimeve Gravelines, midis Calais dhe Dunkirk, emigrantët të veshur me jelekë shpëtimi të kuq filluan të hidheshin në det.

Disa gra dhe burra mbanin në krahë fëmijë të vegjël, ndërsa një grup i madh kryesisht të rinjsh i ndiqnin nga  pas, duke mbajtur një gomone të zezë mbi kokat e tyre. Por ata u kapën nga një makinë policie e cila përshkoi rrugën përgjatë plazhit, me oficerët që shpuan gomonen me thikë ndërsa migrantët u shpërndanë.

Policia më pas e copëtoi motorin e jashtëm me një çekiç dhe pushuesit e hutuar shikonin teksa migrantët u kthyen sërish në vendin ku fshiheshin. Asnjë arrestim nuk u bë.

Asnjë arrestim nuk është bërë nga policia franceze, por ndërhyrja erdhi në një ditë kur 10 varka të vogla me 337 emigrantë u nisën me sukses nga brigjet franceze dhe arritën në Mbretërinë e Bashkuar.

 

 

 

D.GJ/K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Max: 08/08/2022 14:33

    Shqipet reklamojn veten neper video mburren sikur çfar po bejne,nuk rrin urte dhe te vijne pa u mar vesh por si gjithon mburren dhe tani jan ne lajme kudo,e detyrojne shtetin Anglez te marin masa me zor

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja