Vazhdon fluksi, në 24 orë
mbërrijnë 16 mijë emigrantë

Vazhdon fluksi, në 24 orë<br />mbërrijnë 16 mijë emigrantë
TIRANE- Vazhdon fluksi i kthimit të shqiptarëve për të festuar natën e ndërrimit të viteve pranë familjeve të tyre në Shqipëri. Ndryshe nga ditët më parë fluksi është më i ulët dhe nuk raportohen radhë të gjata në pritje.

Në 24 orët e fundit mbi 16 mijë emigrantë kanë kapërcyer kufirin italian dhe atë grek për të hyrë në tokën shqiptare. Vihet re dhe një shtim i numrit të shtetasve që largohen nga Shqipëria për të festuar në Greqi.

Situata më problematike vihet re në pikën kufitare të Kapshticës, ku pala greke punon me 2 sportele duke krijuar vonesa në procedurat e lëvizjes së emigrantëve. Nga pala shqiptare janë vënë në dispozicion 6 sportele. Gjatë 24 orëve të fundit kanë hyrë 4174 persona me 1422 mjete ndërsa kanë dalë 3353 shtetas.

Në pikën kufitare të Kakavijës kanë hyrë 3950 udhëtarë ndërsa kanë dalë 3190 vetë. Fluks raportohet dhe në portin e Durrësit. Mbi 6000 mijë pasagjerë me 2500 automjete pritet të hyjnë gjatë ditës së sotme në portin e Durrësit. Ndërsa tragetet që transportojnë emigrantë nga porti i Barit dhe Ankonas po bëjnë nga 2 rrugë në ditë.

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Sekretari Blinken kritikon Kinën gjatë takimit të Azisë Juglindore

Sekretari Blinken kritikon Kinën gjatë takimit të Azisë Juglindore