Moti i keq i keq që ka përfshirë italinë gjatë orëve të fundit i ka marrë jetën një 38 vjecari. Ngjarja e rëndë ndodhi në Benveuto teksa viktima mundohej që të rregullonte një defekt elektrik.

Sipas policisë mësohet se shkak i vdekjes së punëtorit 38-vjeçar ka qenë kontakti me një fije prej 20 mijë voltësh, në shtyllën e tensionit të lartë.

Pas qendrës së Italisë, tashme reshjet janë zhvendosur në jug të Italisë. Dalja nga shtrati i lumit "Volturo" ka detyruar shumë familje të braktisin banesat e tyre, për shkak të rrezikut që i kanoset.

Përmbytje të shumta janë regjistruar edhe në qytetin e Tarantinos ku ujërat e rrëmbyeshëm kanë shkaktuar dëme shumë të mëdha materiale, fatmirësh pa viktima.

Autoritete vendase kanë marrë të gjitha masat për evakuimin e banorëve


Redaksia Online
(e.m/shqiptarja.com)