/ATSH / - Në vazhdim të pastrimit të vijës bregdetare  në pritje të nisjes së sezonit turistik, Agjencia Kombëtare e Bregdetit së bashku me mjetet e ushtrisë po vazhdojnë aksionin e pastrimit të zonës bregdetare në Sarande, Borsh, Shengjin dhe Golem. Kjo Agjenci ka nisur një bashkëpunim të gjerë me pushtetin vendor që bën pjesë në vijën bregdetare, duke nisur nga Velipoja deri në Ksamil, si dhe me ndihmën e mjeteve të ushtrisë.
Deri  tani janë hequr një sasi e madhe mbetjesh urbane të lëna pas nga prishjet e objekteve pa leje gjate sezonit dimëror nga INUK, si dhe mbetje përgjatë rrugëve në zonat e plazheve pranë detit.