Policia Kufitare në pikën e kalimit të Kakavijës ka goditur një rast të "Trafikimit të lëndëve narkotike".
Rreth 2 kg heroinë që po transportoheshin me një furgon të linjës Shkodër-Athinë në drejtim të shtetit fqinj janë sekuestruar, ndërsa në prangat e policisë ka rënë drejtuesi i mjetit.
Përmes një deklarate për mediat, policia sqaron së në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës, në dalje të Republikës së Shqipërisë është paraqitur shtetasi Alban Kapllari me mjetin mikrobuz të linjës Shkodër-Athinë, me targa AA 487 LY.
Pas regjistrimit në sistemin TIMS nga punonjësit e Policisë Kufitare, mjeti ka kaluar në vijën e dytë për një kontroll më të imtësishëm.
Gjatë kontrollit të ushtruar në vijen e dytë, në frigoriferin e këtij automjeti kishte disa pako me lëndë të dyshuar narkotike Heroinë.
Në frigoriferin e mjetit, u gjetën 4 pako me lëndë narkotike të dyshuar Heroinë, me peshë totale 2 kg e 60 gr.
Këto pako u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Gjithashtu u bë arrestimi në flagrancë i drejtuesit të mjetit, Alban Kapllari, 36 vjeç, banues në Tiranë.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO