Videoja e filmuar nga miku i shqetësuar i djalit tregon goditjet e dhunshme në fytyrë dhe stomak. Djali mundohet të reagojë, por e ka të pamundur pasi vajzat e mbajnë nga krahët dhe e godasin kudo që munden.
Videoja e filmuar në Emersons Green, Bristol tregon se si njëra nga vajzat kërkon në xhepin e tij dhe përpiqet t’i marrë celularin. Ai i pyet vajzën se përse po kërkonte celularin e tij ndërkohe që ajo i përgjigjet: ‘’Sepse ti je duke më regjistruar, ma largo nga fytyra’’.
Klipi 18-sekodësh i regjistruar me 7 qershor është klikuar më shumë se 600000 herë që në momentin që është postuar online nga Jake. Ai ka shenja të dukshme në trup dhe fytyrë ndaj dhe policia është përfshirë për të bërë hetimet e nevojshme.