Një aksident me pasoja fatale për një të ri shqiptar ka ndodhur sot në Itali. Ngjarja e rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm, ku viktimë ka mbetur 28-vjeçari me origjinë shqiptare, Klodjan Kertalli.
Mediat italiane raportojnë se i riu banonte në San Giusto canavese, ndërsa ka mbetur viktimë e aksidentit në rrugën për në Foglizzo. Djali ka qenë duke udhëtuar me një Volvo V40, kur është përplasur me një furgon “Peugot Expert”.
Përplasja ka rezultuar fatale për të riun, makina e të cilit ka përfunduar në hendekun në anë të rrugës. Ai ka ndërruar jetë sapo ka mbërritur në dhomën e urgjencës në spital.
Ndërsa, shoferi i furgonit, një 59-vjeçar, ka arritur të shpëtojë. Policia vijon hetimet për të zbardhur shkaqet e plota të ngjarjes së rëndë.
[gallery]23961[/gallery]
Redaksia Online
D.Ç./Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO