Një aksident rrugor është shënuar në orët e mesditës së sotme në aksin Elbasan-Librazhd. Dy mjete janë përplasur me njëri-tjetrin, ku për pasojë janë plagosur disa persona. Të plagosurit janë dërguar menjëherë në Spitalin e Librazhdit dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. 

Nga përplasja është dëmtuar shumë njëra prej makinave, si dhe është krijuar një trafik i rënduar në rrugë.  Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen shkakun e përplasjes mes mjeteve.

[gallery]24550[/gallery]

Njoftimi i policisë:
Më datë 05.11.2017 në aksin rrugor Librazhd - Elbasan në fshatin Mirakë mjeti Autobuz me targa AA 561 PU drejtuar nga shtetasi S.P., 61 vjeç banues në Librazhd është përplasur me mjetin tip "Volkswagen Passat" me targa AA 070 IS që drejtohej nga shtetasja.

Si pasojë janë dërguar në Spitalin e Librazhdit pasagjerët e mjetit "Autobuz" shtetasit: F.F., 52 vjeçe banues në fshatin Xhyrë, V.A., 31 vjeçe, E.A., 11 vjeçe dhe J.M., 6 vjeç banues në Hotolisht të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesja e mjetit veturë shtetasja A.K., 20 vjeçe banuese në Elbasan dhe pasagjeri shtetasi B.P., 21 vjeç banues në Elbasan janë dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin Kirurgjik Elbasan dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

d.c./shqiptarja.com