Televizioni A1 Report sjell videon e operacionit të policisë për arrestimin e dy vëllezërve Arbjon dhe Alban Aliko, të dyshuarve kryesorë për organizimin e sulmit me armë në Lazarat dhe vrasjen e efektivit të RENEA-s Ibrahim Basha gjatë aksionit.
Video sjell jo vetëm ndërhyrjen nga toka të policisë për kapjen e Alikojve pasi ishin lokalizuar në Kardhiq, por edhe pamje nga helikopteri ushtarak nga ky udhëhoqi aksionin kreu i Policisë së Shtetit Haki Çako me dy drejtorët Ardian Çipa dhe Altin Qato.

Arratia katër ditore e dy vëllezërve nga Lazarati, Arbjoni 20 vjeç dhe Albani 18 vjeç mori fund mbrëmjen e së shtunës, ku pas rrethimit nga 500 forca policie dhe negociatave me telefon nga babai i i të rinjve Adil Aliko, vëllezërit u arrestuan në një tunel në zonën e Kardhiqit, 20 kilometra larg Lazaratit.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO