Dy binjaket e lindura të ngjitura me njëra-tjetrën kishin shanse shumë të vogla për të mbijetuar. Çdo organ jetësor të tyre e kishin të lidhur me njëra-tjetrën.

Para se të bëhej ndërhyrja kirurgjikale, stafi mjekësor e ka praktikuar atë në një operacion 3D. Binjaket kanë qëndruar 8 orë në sallën e operacionit duke kryer 12 ndërhyrje.

Dhe mrekullia ndodhi! Ato mbijetuan! Pas disa muajsh nën kujdes mjekësor, tashmë janë gati të shkojnë në shtëpi.

Doktori që ka udhëhequr operacionin është shprehur: "Kjo ndërhyrje ishte astronomike". Ndërsa nëna e vogëlusheve është shprehur: "Ato janë shumë luftarake".