DURRES- Një denoncim për eksploziv në një makinë ka vendosur në alarm policinë e qytetit bregdetar për rreth një orë, por në fund ka rezultuar falas, ndërsa vijojnë hetimet.
Shoferi i makinës tip ‘Benz’ AA 697 GR nga Shkallnuri ka ndaluar në aksin Durrës-Shijak te shinat, pasi ka konstatuar një defekt.
Ai është punonjës i policisë ushtarake në qytetin e Durrësit, ndërsa gjatë kontrollit të makinës ka vërejtur poshtë timonit një celular me disa fije të lidhura.
Shoferi është larguar me shpejtësi nga vendi, pasi është frikësuar kur konstatoi celularin që ndodhej në makinë duke menduar se ishte minë me telekomandë.

Makina tip Benz ku u dyshua per tritol
Forcat xheniere kanë mbërritur nga Tirana dhe pas kontrollit nuk ka rezultuar se kishte eksploziv, ndërsa makina është dërguar në drejtorinë e policisë për kontrolle të tjera.
Në të dëshminë e parë shoferi ka deklaruar se makinën e kishte blerë para tre ditësh.
Policia ka devijuar qarkullimin në aksin Durrës-Shijak për rreth një orë, por më pas gjithçka i është rikthyer normalitetit.

VIDEO-Lidhje direkte nga vendi i ngjarjes
/Shqiptarja.com

VIDEO