VD/Çfarë bëri Rama kur Berisha
"shpërtheu" me akuza në Kuvend

VD/Çfarë bëri Rama kur Berisha<br />
Seanca e sotme plenare ka nisur me debate të ashpra, pasi televizioni publik TVSH ndërpreu sinjalin për televizionet e tjera nga seanca parlamentare. Mes akuzave të shumta nuk ka munguar dhe reagimi i ashpër i ish-kryeministrit Sali Berisha.

Ky i fundit shpërtheu me tone të ashpra ndaj drejtorit të TVSH, duke e quajtur atë Gëllçi i zi dhe ndërprerjen e sinjalit një atentat të rëndë ndaj fjalës së lirë.

Në videon e publikuar nga vetë ish-kryeministri Berisha në “Facebook”, duket në një moment dhe kryeministri Edi Rama, i cili ndjek i buzëqeshur paraardhësin e tij, duke mos i ndërhyrë, edhe pse hedh akuza shumë të forta.

“27 vite në Parlamentin shqiptar, Gëllçi zi me urdhër të njeriut që ka alergji, tmerr, frikë nga fjala dhe vota e lirë, nga bllokmeni Edvin Kristaq Rama, ta ndërpresë sinjalin të gjitha mediave të tjera, në mënyrë që të bllokojë komunikimin e shqiptarëve në maksimum në sallën e Parlamentit. Ky akt është një akt jashtëzakonisht i rëndë, atentat i rëndë i fjalës së lirë, është dëshmi e frikës, tmerrit që iu ka kapur ju, qeverinë e Noriegës, me në krye Noriegën, është dëshmi e tmerrit që iu ka kapur nga vota e 2.4 milionë shqiptarë kundër ose bojkot, është dëshmi e dëshpërimit tuaj në infinit dhe unë kërkoj menjëherë rikthimin e të drejtës së televizioneve që kanë respektuar këtë Parlament, ata gazetarë kanë ndenjur ditë e natë me ne, duke përcjellë punimet e tij dhe ju tani i përzeni nëpërmjet Gëllçit të zi, një narkodrejtori famoz që u soll nga Bostoni apo ku ishte vetëm për qëllime të krimit dhe të censurës”, tha Berisha.

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Rregullorja për policët italianë në qendrat e emigrantëve: Shmanguni grave dhe kujdes se si flisni, pasi shqiptarët dinë të gjithë italisht!

Rregullorja për policët italianë në qendrat e emigrantëve: Shmanguni grave dhe kujdes se si flisni, pasi shqiptarët dinë të gjithë italisht!