Kanë dalë pamjet dramatike të momentit, kur anija e rojes bregdetare turke godet atë të rojes bregdetare greke në Detin Egje më 13 shkurt, pranë ishujve Kardak, për të cilat dy shtete kanë mospajtime lidhur me sovranitetin.
/Shqiptarja.com
Në videon që duket se është filmuar nga anija greke, dallohet momenti kur ajo turke mbërrin me shpejtësi dhe e godet me turirin e saj kuvertën e anijes helene.
Kjo e fundit ndez motorët dhe largohet me shpejtësi të lartë dhe dallohen teksa disa marinarë bëjnë shenja me duar, ndoshta duke sharë palën turke për gjestin.
s.k/Shqiptarja.com

VIDEO






