Piloti i një helikopteri privat ka shpëtuar një turiste që ishte bllokuar në mbi 2000 metra lartësi në malet Karpate në Rumani. Kjo tentativë e pabesueshme ka ardhur pasi ekipi profesionist i shpëtimit ka mundur të përfundojë misionin.
 
Në një manovër ekstreme heroi Constantin Apăvăloaei ka shpëtuar 44-vjeçaren e plagosur rëndë që kishte mbetur e izoluar në malet e Karpateve.
 
Pamjet e këtij aksioni spektakolar dhe të rrezikshëm janë regjistruar nga një kamera amatore e një këmbësori që p eksploronte zonën. Me aftësi të habitshme Apăvăloaei nga kompania private e Corbex Helicopters ka realizuar shpëtimin thuajse të pamundur.