Aleksandër Ndoka u ekzekutua sot në Lezhë me armë zjarri para banesës. Ai ka qenë anëtar i Këshillit Bashkiak të Lezhës, ndërsa Report Tv ka siguruar edhe diskutimin e fundit të tij në mbledhje para 4 ditësh. Aleksandër Ndoka u zgjodh në 2015 anëtar i Këshillit Bashkiak të Lezhës në siglën e “Partia Rruga e Lirisë”.
/Shqiptarja.com
Ai ngrinte shqetësimin në mbledhje se disa kryetarë fshatrash nuk janë paguar prej disa muajsh, ndërsa nuk kanë dorëzuar vulat e vjetra dhe nuk janë njoftuar për të marrë rejat. Ky ishte diskutimi i tij i fundit në mbledhje, pasi mbrëmjen e djeshme u ekzekutua para banesës.
dy.b/shqiptarja.com

VIDEO










