VD/Djali i Hysenbelliut, pasuri 500
mln €, e ironizon gazetari italian

VD/Djali i Hysenbelliut, pasuri 500<br />mln €, e ironizon gazetari italian
Gazetari italian Enrico Lucci ka përgatitur një reportazh në Tiranë për emisionin e tij “Nemo”, që transmetohet në rrjetin televiziv RAI 2.
 
Lucci është i njohur nga publiku italian për ironinë dhe sarkazmën e tij, me të cilën trajton të ftuarit; në këtë rast, fjala është për djalin e biznesmenit Irfan Hysenbelliu.
 
Lucci ka ndenjur tri ditë pranë të riut të pasur shqiptar, i cili, pa u shqetësuar, i ka treguar atij koleksionin e orëve nga 40 mijë euro, makinën e tij 250 mijë euroshe, madje edhe një helikopter (që duket se është marrë me qira me këtë rast) dhe pasurinë e familjes që, sipas tij, arrin gjysëm miliardi euro. Janë të jashtëzakonshme batutat ironike të Lucci-t përballë këtij luksi të ekzagjeruar.
 
Dikur Lucci zbavitej duke u tallur me të pasurit e rinj rusë dhe tani këtë e bën me të pasurit e rinj të zbuluar në Albanistan.
 
Reportazhi mbyllet me një mbrëmje klasike në një lokal nate, ku Hysenbelliu i ri porosit “si zakonisht” 10 shishe shampanjë, nga 350 euro copa. Zbavitje të këndshme!    

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

VIDEOLAJM/ Dita e Pavarësisë, 112-vjetori festohet edhe në Fier! Qytetarët me flamuj kuq e zi paradë në qendër të qytetit

VIDEOLAJM/ Dita e Pavarësisë, 112-vjetori festohet edhe në Fier! Qytetarët me flamuj kuq e zi paradë në qendër të qytetit