Tridhjetë tregtarë droge janë dënuar me vdekje në Kinë. Ekzekutimi i tyre do të shikohet nga 10 mijë njerëz dhe do të kryhet në një stadium publik.
/Shqiptarja.com
Tetë prej tyre janë ekzekutuar menjëherë sapo ka mbaruar seanca dëgjimore, të cilët u cilësuan si barbarë nga aktivistët e të drejtave të njeriut. Sipas raportimeve lokale, grupi është shpallur fajtor, pasi u kapën duke shpërndarë drogëra të rënda në stadium gjatë një ndeshjeje futbolli më 24 qershor.
Ata u vunë në ndjekje të menjëhershme dhe u ngarkuan në kamion, duke u dëbuar nga stadiumi i mbushur me njerëz. E njëjta situatë ka ndodhur dhe në vitin 2015, ku një turmë prej 38 tregtarësh u paraqit për ekzekutim para 10 mijë spektatorëve.
d.c./shqiptarja.com








