DURRËS- Forca të shumta policie janë vënë re mbrëmjen e së hënës në rrugën e re të portit në qytetin bregdetar.
 
Policia ka ngritur postoblloqe dhe ka kontrolluar makinat që hynin dhe dilnin nga qyteti i Durrësit, duke ushtruar kontroll të imtësishëm në disa prej tyre.
 
Policia nuk ka bërë akoma me dije arsyen e kontrolleve të shumta në një nga pikat hyrëse të qytetit.
 
Shtimi i numrit të automjeteve në qarkullim për shkak të fluksit të pushuesve dhe turistëve rrit mundësinë për regjistrimin e aksidenteve rrugore, dy prej tyre u regjistruan mbrëmjen e sotme në qarkun e Durrësit.
 
Muajin e fundit ka qenë i lartë edhe numri i drejtuesve të mjeteve të arrestuar në Durrës për shkak se kishin tejkaluar sasinë e lejuar të konsumimit të alkoolit, ndërsa janë në timon. /DurrësLajm.al