Një 35-vjeçar ka terrorizuar qytetarët e Durrësit me plumba automatiku. Bëhet fjalë për shtetasin B. D., banues në Sektor Rinia, Durrës, i cili ka qëlluar me armë zjarri në ajër.
Ai është shpallur menjëherë në kërkim nga policia, ndërsa gjatë kontrollit në banesë i janë sekuestruar 12.2 kg kanabis.
Uniformat blu bëjnë me dije se shtetasi i mësipërm, më datë 18.09.2017, rreth orës 03: 00, në Sektor Rinia dyshohet se ka qëlluar në ajër me armë zjarri automatik.
Me të marrë njoftim menjëherë në vendngjarje kanë shkuar Efektivet e Policisë, të cilët kanë këqyr vendin e ngjarjes dhe identifikuar autorin.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale" Prishja e rendit dhe qetësisë publike", "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit" dhe "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" parashikuar në nenet 274, 278 dhe 283 të Kodit Penal.
Redaksia Online
D.Ç./Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO