Kreu i demokratëve Lulzim Basha pati një drekë pune me ambasadorin e SHBA-ve në Tiranë Donald Lu një prej restoranteve në ish-Bllok.
 
Për më shumë se 90 minuta Basha është shkëputur nga punimet e parlamentit për të drekuar me shefin e diplomacisë amerikane në Tiranë.
 
Report Tv siguroi pamjet ekskluzive nga dreka mes Bashës dhe ambasadorit amerikan në lokalin në ish-Bllok.
 
Ndërkohë që Basha drekonte me Lu në sallën e parlamentit për herë të parë këtë sesion parlamentar fliste paraardhësi i tij Sali Berisha.
 
Të tilla dreka pune në ambiente publike ambasadori Lu i ka përdorur shpesh edhe me politikanë të tjerë që prej ardhjes së tij në Shqipëri.
 
Nga dreka është larguar i pari Ambasadori Lu e më pas Basha. Pavarësisht insistimit të gazetarit të Report TV, Lulzim Basha nuk ka dhënë asnjë koment.

[gallery]23858[/gallery]
basha lu

basha lu

dy.b/shqiptarja.com