Më shumë se 200 grabitje kanë ndodhur muajin e fundit në të gjithë vendin. Dyqane, biznese, institucione shtetërore, banka dhe banesa kanë qenë në fokus të grabitësve. Mes bizneseve që janë grabitur është edhe një dyqan te Rruga e Durrësit. Një video e siguruar nga Report TV dallohet moment kur një grabitës hynë në një dyqan celularësh dhe lap-topësh përballë Ministrisë së Arsimit.

Personi që shohim në video ka një çantë në dorë dhe fut celularë, aparate fotografike dhe një lap-top me vlerë më shumë se 10 mijë euro. Ngjarja ka ndodhur në 18 janar të këtij viti dhe personi që shohim në video, ende nuk është arrestuar nga Policia e Tiranës. Grabitësi rreth 35 vjeç, ka mbushur një çantë me celularë të markave me të njohura. Ky person kontrollon të gjithë dyqanin dhe arriti të futej në brendësi të tij, nga një dritare në pjesën e pasme. Brenda dy minutave ky person ka marrë sende me vlerë dhe më pas është larguar, po nga dritarja që përdori për të hyrë. Nga video dallohet se grabitësi nuk mban maskë, çka e bën të lehtë identifikimin e tij nga ndonjë person që mund ta njohë.

Policia thotë se kemi të bëjmë me një grabitës të vetëm, i cili ka hyrë në brendësi të dyqanit.

Edhe në këtë rast, grabitësi duket se ka studiuar zonën si dhe ka parë që mund të futej nga një dritare. Ai ka kontrolluar edhe për lek në brendësi të dyqanit, por nuk ka gjetur.

Ndërkohë për rastet e këtyre vjedhjeve, policia e shtetit u ka kërkuar komisariateve që të zbulojnë autorët. Nëse në zonën e fushë-Krujës dhe Korçës kemi të bëjmë me dy grupe të cilat krejnë vjedhjet, në Tiranë kryesisht grabitësit punojnë më vete. Për këto person, por edhe për disa grabitës të tjerë, Policia thotë se po punon për arrestimin e tyre.

hajduti rruga durresit

hajduti

hajduti rruga durresit

Momente nga grabitja e dyqanit te Rruga e Durrësit në Tiranë

s.k/Shqiptarja.com