Policia Rrugore ka nisur sot aksionin në të territorin e kryeqytetit për spostimin e mjeteve të braktisura, me qëllim lirimin e hapësirave publike. Policia bën me dije se janë evidentuar dhe njoftuar rreth 215 mjete në zona të ndryshme të Tiranës, si dhe janë spostuar 24 makina për shkelje.
[gallery]25819[/gallery]
Njoftimi i plotë i policisë:
Pas evidentimit të automjeteve që nisur nga gjendja e tyre dyshohet se janë të braktisura prej kohësh nga zotëruesit apo përdoruesit e tyre ose shfrytëzojnë hapësirën publike si treg shitje, si dhe pas njoftimeve të vendosura nga Policia mbi xhamat e këtyre mjeteve, Policia Rrugore në bashkëpunim me Policinë Bashkiake ka nisur fazën e spostimit të mjeteve që nuk kanë liruar hapësirën apo parkimet e zëna brenda afatit të caktuar nga njoftimet e Policisë.
Kontrolli i Policisë në lidhje me evidentimin dhe lirimin e hapësirave publike është shtrirë në të gjithë territorin e kryeqytetit duke vlerësuar edhe ankesat apo informacionet e adresuara nga qytetarët në lidhje me këtë fenomen shqetësues në zonat e banimit të tyre.
Në funksion të këtij plani janë evidentuar dhe njoftuar rreth 215 mjete në zona të ndryshme të qytetit. Si dhe janë spostuar 24 automjete të ndryshme për shkelje të parashikuara në nenin 157 të ligjit nr. 8378 datë 22.07.1998, i ndryshuar, Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë.
Policia Rrugore do vijojë punën duke ushtruar kontroll në të gjithë territorin e Tiranës, për t'ju ardhur në ndihmë banorëve që kanë adresuar shqetësime përsa i përket kompetencave të Policisë Rrugore, si dhe për të evidentuar dhe ndëshkuar çdo shkelës të rregullave të qarkullimit rrugor, me qëllimin e vetëm rritjen e parametrave të sigurisë së jetës në rrugë.
d.c./shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
46.4%
-
Jo
51.6%
-
Nuk e di
2%
Vota total: 14880
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zyrtare/ Nga Polonia në Slloveni, Jurgen Çelhaka ndryshon ekip
12 Janar, 22:57
-
Pezullohet mësimi në 77 shkolla të vendit nga moti i keq (LISTA)
12 Janar, 22:48
-
Përmbytjet në Vlorë, banorët vendosin thasët me rërë për të ndaluar ujin! Dredha: Përveç ‘Albano & Romina’, rrugët e tjera të kalueshme (VIDEO)
12 Janar, 22:44
-
Pesë fitore radhazi, Napoli 'likuidon' 2-0 Veronën dhe kryeson Serie A
12 Janar, 22:37
-
Tiranë/ Policia merr me karrotrec makinën në të cilën u vra 56-vjeçari (VIDEO)
12 Janar, 22:32
-
Përmbytjet në Vlorë, ministri i Mbrojtjes: Po angazhohemi për menaxhimin e situatës (VIDEO)
12 Janar, 22:31
-
Vrasja te Pallati me Shigjeta, 56-vjeçari ishte pronar i një mobilerie në zonën ku u vra
12 Janar, 22:10
-
Barcelona me dhjetë lojtarë turpëron Real Madridin, e përmbys 2-5 dhe merr trofeun e Superkupës së Spanjës
12 Janar, 22:03
-
Gjykata e dënon me 14 vite burg bandën e 4 ‘skifterëve’ shqiptarë, por i liron me kusht! Grabisnin banesat në Itali (EMRAT)
12 Janar, 21:56
-
Itali/ Shqiptari prangoset teksa shiste kokainë, policia ndërhyri kur mori lekët
12 Janar, 21:43
-
VIDEO/ Dy gola në pak ditë, Arbër Hoxha shënon sërish nën sytë e një kampioni bote
12 Janar, 21:32
-
ESENCË në Report TV/ 2500 dollarë, grekët e blenë kokën e Ali Pashë Tepelenës në Kakavijë!
12 Janar, 21:20