Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video në rrjetin social Facebook, ku një i moshuar ka shpjeguar se pse më 25 qershor do të votëbesojë Edi Ramën dhe kandidatin për deputet në zonën e tij.

"Më dha pronat dhe paratë e burgut"
“Më dha pronat Edi Rama, me gazetë dhe jo me llafe.

Kam vuajtur unë dhe babai. Kandidati Fatmir Velaj  do të marrë votën nga ne në Kaninë se s’bën. Do ta marrë votën sepse është djali jonë, është biri jonë, është vëllai jonë. Do ta marrë Edi Rama dhe kandidati që ka sjellë në kaninë. Do t’i respektoj se më dhanë pronat, më dhanë edhe paratë e burgut”
, thotë i moshuari.