VD/ IKMT prish banesat në Vlorë thirrja dëshpëruese e djaloshit
IKMT ka rinisur aksionin në terren për prishjen e 6 objekteve kryesisht njësi banimi 1 dhe 2 katëshe. Por pavarësisht paralajmërimeve të inspektoriatit të mbrojtës se territorit, aksioni i kësaj të hëne ka hasur në hezitimin e banorëve për të boshatisur objektet. VIDEO FOTO
IKMT ka rinisur aksionin në terren për prishjen e 6 objekteve kryesisht njësi banimi 1 dhe 2 katëshe. Por pavarësisht paralajmërimeve të inspektoriatit të mbrojtës se territorit, aksioni i kësaj të hëne ka hasur në hezitimin e banorëve për të boshatisur objektet.
Banorët thonë se një objekt është prishur pa vendimin përkatës të këshillit të ministrave, ndërsa banoret kane pretendimet e tyre edhe për vlerën e shpronësimit
IKMT ishte në terren një javë më parë për prishjen e këtyre objekteve ndërsa i la kohe 5 ditë familjeve të boshatisnin banesat.
Prishja e këtyre objekteve i hap rrugë projektit të bashkisë së Vlorës mbi agupunturën urbane.
Banorët nuk pranojnë të largohen nga banesat Banorët të cilët sipas IKMT-tës nuk kanë pranuar të largohen nga banesat duke kundërshtuar kështu vendimin e prishjes se banesave të tyre.
Banorët pretendojnë se dëmshpërblimi i dhënë për banesat e tyre është vetëm 40 milionë lekë të vjetra, ndërsa për një nga banesat nuk ka ardhur fare dokumentacion për prishjen e saj.
Një prej të miturve të familjes si duket edhe nga pamjet ka kaluar në shok psikologjik, duke bërtitur si shenjë kundërshtimi për prishjen e banesës.
Nga ana tjetër nëna e kryefamiljarit është ulur në pragun e portës së jashtme të shtëpisë dhe nuk ka pranuar të lëvizte.
Për qetësimin e situatës është nevojitur ndërhyrja e forcave të rendit si dhe ajo e bluzave të bardha.