Votimi për referendumin në lidhje me ndryshimet e propozuara të kushtetutës, është shoqëruar më një ngjarje sa qesharake dhe të çuditshme.

Teksa është paraqitur për të votuar me bashkëshorten e tij, Agnese Landini, kryeministri Renzi kishte harruar dokumentin e tij të identitetit.

“Unë nuk e kam dokumentin me vete, por shpresoj që të më njihni”, ka deklaruar kryeministri i Italisë Renzi.

Po pavarësisht këtij incidenti të vogël, kryeministri Renzi është lejuar të votojë normalisht.