Pas pamjeve të publikuara nga Report Tv pak ditë më parë ku dukeshin dy vrasësit e biznesmenit 64-vjeçar Memli Begalla, Denis Demiri dhe Ardian Serezi, ngjarje e ndodhur më 14 shkurt, të cilët e ndiqnin atë nga pas në tunelin ndërmjet pallateve në zonën e ish-bllokut, Policia e Shtetit publikon një tjetër video.
Në pamjet e siguruara nga kamera e një biznesi, tregohet momenti kur vrasësit mbërrijnë me një automjet BMW të zezë si dhe kur largohen pasi kanë kryer krimin.
Dy vrasësit, të cilët u arrestuan mëngjesin e kësaj të hëne, mbajnë në kokë kapuça të xhupave, për të mos u identifikuar. Ata janë fiksuar nga kamerat e bizneseve përreth teksa parkojnë BMW-në e zezë dhe i afrohen apartamentit të biznesmenit në rrugën "Nikolla Tupe". Pasi kanë kryer krimin, vrasësit janë filmuar sërish nga e njëjta kamera teksa largohen me nxitim me automjetin tip BMW.
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO