ITALI-Policia ka arrestuar 18 persona, mes tyre 16 shqiptarë, të cilat akuzohen për një seri grabitjesh në krahinat e Casertas dhe Napolit. Shqiptarët akuzohen se kanë kryer mbi 40 grabitje, ndërsa mediat italiane kanë publikuar edhe pamjet.

Ata përdornin rroba të zeza dhe maskoheshin për të humbur gjurmët, ndërsa ishin të armatosur. Ngjarja më e rëndë ndodhi më 16 maj 2017 gjatë një vjedhje në një shtëpi, kur njëri nga shqiptarët qëlloi mbi policinë. Autoritetet nuk japin emrat e shqiptarëve që janë arrestuar, të cilët ishin kthyer në makth për qytetarët italianë.

d.b/shqiptarja.com