Një sasi prej 655 kg kanabis sativa është sekuestruar në qarkun e Gjirokastrës, ndërsa janë arrestuar 2 persona.
/Shqiptarja.com
Sipas policisë, lënda narkotike u gjet në Fushë-Dukaj të Tepelenës në banesën e shtetasit Delo Kordho dhe Zaman Kordho, babë e bir.
Policia i ka arrestuar të dy, ndërsa ka shpallur në kërkim djalin tjetër të familjes Kordho.
Sikurse bëhet me dije, 100 kg kanabis ishin të presuara dhe ambalazhuara dhe dyshohej se do transportoheshin për në Greqi, ndërsa pjesa tjetër po përgatitej për ambalazhim me qëllim trafikimin po ne Greqi.
Mendohet se droga ishte një kultivim i vjetër, i vitit 2016.
[gallery]25799[/gallery]
s.k/Shqiptarja.com

VIDEO








