VD/ Kapet në Itali gomonja e fuqishme dhe 4 skafistët shqiptarë me 2.5 ton marijuanë, ja ndjekja në det

Një gomone që transportonte 2,5 tonetlata marijuanë dhe një kallashnikov është pikasur përbri brigjeve të Brindizit në Italinë Jugore nga Guardia di Finanza. Pas një përpjekjeje të shkurtër gjëmimi, katër skafistë shqiptarë (B. M. B. 40 vjeç, H. X. 30 vjeç,. R. B. 30 vjeç, S. C.  37 vjeç) janë arrestuar.

Operacioni i radhës në Kanalin e Otrantos, është kryer natën e së hënës (30 prill). Gomonja, e gjatë 10 metra dhe me dy motorë, ishte lokalizuar nga njësitë aereonavale të Guardia di Finanzas dhe nga një pajisje islandeze e angazhuar në operacionin “Themis 2018” të Agjencisë së Frontex, e koordinuar në Itali nga lnternational Coordination Centre (Icc).

Ndjekja

Në mënyrë të veçantë, në orën 02.00 të natës, pajisjet aereonavale të Trupës së agjencisë Frontex, kanë dalluar gomonen e fuqishme që dukshëm ishte i mbushur plot me lëndë narkotike, e cili po drejtohej për nga brigjet puljeze. Skafistët, pasi e vunë re praninë e mjeteve të shpejta lundruese të mbërritura nga Bari, nisën ta hedhin në det ngarkesën e madhe të paligjshme që po transportonin.

Njësitë detare italiane arritën që pas një ndjekjeje të shkurtër me shpejtësi të lartë, ta ndalonin dhe të hynin në gomone. Njësitë e tjera që kishin mbërritur ndërkohë vijuan me ndihmën konstante të një helikopteri, për grumbullimin e pakove të hedhura në det. Në përfundim të operacioneve, u sekuestruan plot 10 thasë me marijuanë në det dhe 105 të tjera të mbetura në gomone, në të cilën, ndër të tjera u gjet edhe një armë kallashnikov, me karikator dhe 30 fishekë.

Në videon e publikuar të ndjekjes, duket se përpjekja e skafistëve për t’i shpëtuar Finanzës është e kotë, pavarësisht skafit të tyre të fuqishëm.


Momentet e ndjekjes së skafit të fuqishëm nga helikopteri i Guardia di Finanza-s

Skafistët

Gomonja u sekuestrua dhe u dërgua pranë seksionit operativ në Otranto (Leçe). Skafistët u arrestuan për zotërim dhe trafik ndërkombëtar droge, si dhe për armëmbajtje pa leje armësh luftarake dhe u janë vënë në dispozicion autoriteteve gjyqësore.

Dy prej katër shqiptarëve kishin precedentë të mëparshëm penalë për trafik lëndësh narkotike dhe u ndalohej hyrja në Itali. Marijuana e sekuestruar ishte ambalazhuar në thasë të përmasave të ndryshme, për një peshë totale prej 2.517 kilesh, e cila në tregun klandestin do të kishte kapur një vlerë prej mbi 20 milionë eurosh.


Droga e sekuestruar nga policia italiane

Bashkëpunimi me autoritetete shqiptare

Operacioni edhe në këtë rast u krye falë bashkëpunimit tashmë të qëndrueshëm dhe të konsoliduar me autoritetet policore shqiptare, përmes bërthamës të Kufirit Detar të Guardia di Finanzas e stacionuar në Durrës dhe zyrës së ndërlidhjes së policisë shqiptare në Itali.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës