Të paktën 10 persona kanë humbur jetën si pasojë e një zjarri që përfshiu një hotel luksoz në Kinë. 

Siç shihet edhe nga pamjet zjarri ka qënë i fuqishëm ndërsa zjarrëfikësit arritën të gjenin 7 trupa ndërsa pjesa tjetër u dërgiuan në spital në gjende të rëndë për jetën.  

Hoteli katër-katësh është i lidhur me një pallat 24-katëshe, ku më shumë se 260 banorë janë evakuuar.

Sipas mediave lokale shumë njerëz kanë mbetur ende të bllokuar.

Autoritetet vijojnë përpjekjet për të shuar zjarrin dhe për të kuptuar shkaqet e vërteta të tij.